
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në një dasmë, të cilën ata zgjedhën ta mbanin larg vëmendjes mediatike. Dasma u realizua në Itali dhe të pranishmit duhet të respektonin rregullin e vendosur nga çifti, ku askush nuk duhet të ndante në mediat sociale foto nga dasma, dhe ashtu ndodhi.
Së fundmi, pasi kanë kaluar disa ditë Arbana ka zgjedhur të publikojë një foto shumë të bukur nga ky moment i shënuar. Ajo ka sqaruar edhe një herë se dëshira e tyre ishte që këtë moment ta shijonin larg telefonave dhe të gëzonin pranë njerëzve të tyre të zemrës.
“Bashkë ne të dy”
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka? Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤️”, shkruan Arbana, në postimin e saj. Vijon..
Kujtojmë që Arbana dhe Eduarti janë bekuar me dy fëmijë me një djalë dhe një vajzë. Ndërkohë mderatorja ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e mëparshme, Jonin.

Shet feston 3-vjetorin; detaje nga festa!


Horoskopi ditor, e premte 23 qershor 2023
















