
Është mbiquajtur “qyteti i ëndrrave” dhe duket se kryeqyteti austriak mund të jetë thjesht një vend ëndrrash për të jetuar. Renditja e qyteteve më të mira në botë për vitin 2023 sapo është publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU), dhe Vjena ka dalë sërish në krye.
EIU renditi 173 qytete në mbarë botën për një numër faktorësh të rëndësishëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin. Vjena mbajti vendin e saj të parë në Indeksin Global të Jetesës së EIU-së, duke fituar vlerësime për infrastrukturën e saj të besueshme, kulturën dhe argëtimin e spikatur dhe shërbimet arsimore dhe shëndetësore.
Qyteti, i cili ka zënë vendin e parë disa herë gjatë viteve, u pasua nga Kopenhaga e Danimarkës, e cila ruajti vendin e dytë.
Ndërsa Melburni dhe Sidnei i Australisë, të cilat kishin rënë në listë vitet e fundit, u rifutën në 10-she, duke zënë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt. Kanadaja ishte e përfaqësuar mirë këtë vit, me tre nga qytetet e saj, Calgary, Vancouver dhe Toronto, që zënë nga një vend në top 10.
Ndërkohë, edhe Zvicra kishte dy vende, me Cyrihun që zuri vendin e gjashtë dhe Gjeneva që barazoi vendin e shtatë me Calgary. Dhjetëshja e parë mbyllet me Osaka, e cila ka patur një rritje të vogël në vlerësimet e saj të kulturës dhe mjedisit.




Shet feston 3-vjetorin; detaje nga festa!


Horoskopi ditor, e premte 23 qershor 2023













