KreuStil Jetese

Filmi “Titaniku” ngjitet në pozicionin e 10-të në Amazon Prime pas tragjedisë së nëndetëses Titan! 

Filmi “Titaniku” ngjitet në pozicionin e 10-të në

Tragjedia e nëndetesës së mbytur me 5 persona në bord, e ka rikthyer në vëmendje filmin epic “Titaniku” të James Cameron, duke bërë që ai të ngjitet në dhjetëshen më të mirë në Amazon Prime. Filmi i vitit 1997 është sot në dhjetëshen e filmave më të shikuar të kësaj platorme në SHBA, sipas të dhënave nga faqja e analitikës së filmit FlixPatrol.  

Filmi që rrëfente udhëtimin fatkeq të anijes “RMS Titanic” e cila u mbyt në Oqeanin Atlantik të Veriut në vitin 1912 rifitoi popullaritet në mesin e shikuesve pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan që do të conte turistët e saj kureshtarë të shihnin mbetjet e gjigandit të mbytur. Por kjo aventurë u kthye në tragjedi për CEO-n e OceanGate, Stockton Rush, veteranin e marinës franceze Paul-Henri Nargeolet, miliarderin britanik Hamish Harding, biznesmenin pakistanez Shahzada Daëood dhe djalin e tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.  

Me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në rolet lryesore, filmi tregon historinë e Rose (Winslet) dhe Jack (DiCaprio), të cilët ranë në dashuri në bordin e Titanikut pavarësisht prejardhjes së tyre të ndryshme socio-ekonomike. Pas fundosjes së anijes nga një ajsberg, në vend që të shpëtonte duke u ngjitur në një nga varkat e shpëtimit, Rose vendosi të qëndronte me Jack, cka bëri që në fund cifti të mbetej në mes të detit duke u mbajtur në një dërrasë që notonte në oqeanin e ngrirë – e cila kishte hapësirë ​​të mjaftueshme vetëm për një person në të.  

Jack vdiq nga hipotermia, ndërsa Rose ishte ndër të paktët që u shpëtuan nga një varkë shpëtimi që po kthehej pasi anija u përmbys. “Titaniku” konsiderohet një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Regjisori i tij Cameron, i cili i ka vizituar 30 herë mbetjet e anijes së famshme në fund të detit, tha se tragjedia e kësaj jave ishte e ngjashme me katastrofën e Titanikut, ku kapiteni injoroi vazhdimisht paralajmërimet për afrimin e një ajsbergu, dhe dha urdhër që mjeti të vazhdonte përpara me shpejtësi maksimale. “Shumë pjesëtarë të komunitetit të zhytësve të thellësive i patën shkruar letra kompanisë duke thënë se kjo mënyrë transportimi të pasagjerëve ishte eksperimentale dhe duhej certifikuar më parë. Tani kemi një tjetër histori që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të injorimit të paralajmërimeve”, u shpreh ai. Ekipet e kërkim-shpëtimit thonë tani se pesë personat në bordin e nëndetësës “Titan” ka të ngjarë të kenë vdekur që në ditën e parë të zhdukjes së saj, kur thuhet se ka pasur një shpërthim në bord.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF