KreuStil Jetese

Oscar ndryshon rregullat për “Filmin më të mirë”!

Oscar ndryshon rregullat për “Filmin më të

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se duke filluar nga viti 2024, produksionet që aspirojnë për një nominim për “Filmin më të mirë” do të duhet të qëndrojnë në kinema për më shumë se një javë.

Rregulli i ri sigurisht që do të ndikojë në mënyrën se si Netflix dhe shërbimet e tjera të transmetimit publikojnë filma që ata i konsiderojnë të denjë për Oscar. Kjo mund të jetë një pengesë për shpërndarësit më të vegjël të cilëve u mungojnë mjetet për të nxjerrë filma në qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Pra, për t’u kualifikuar për një nominim për “Filmin më të mirë”, filmave tashmë u kërkohet të kenë një shfaqje fillestare kualifikuese në kinema, në një nga gjashtë qytetet e SHBA (Nju-Jork, Los Anxhelos, Çikago, Atlanta, San Francisko ose Miami). Duke filluar nga viti 2024, këtyre filmave do t’u duhet gjithashtu një prezencë për shtatë ditë të tjera (qoftë të njëpasnjëshme ose jo të njëpasnjëshme) në 10 nga 50 tregjet kryesore të SHBA-së, jo më vonë se 45 ditë pas daljes fillestare.

Dy nga 10 tregjet në shfaqjen e zgjeruar mund të jenë jashtë Shteteve të Bashkuara nëse janë ndër 15 tregjet kryesore ndërkombëtare teatrale.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Oscars.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF