KreuStil Jetese

Rihanna jep dorëheqjen si CEO i ‘Savage X Fenty’! Zbulon drejtuesen e re!

Rihanna jep dorëheqjen si CEO i ‘Savage X Fenty’! Zbulon

Ylli i muzikës botërore Rihanna ka hequr dorë nga posti i CEO-së së markës Savage X Fenty, dhe ia ka dorëzuar Hilary Super. Lajmin e ka dhënë vetë Rihanna me anë të një deklarate zyrtare, “Ishte bukur të shihje se vizioni ynë për ‘Savage X Fenty’ ndikoi në industri në një mënyrë kaq të madhe gjatë pesë viteve të fundit.

Ky është vetëm fillimi për ne dhe ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë markën në mënyra që lidhen gjithmonë me konsumatorin. Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar për të mirëpritur Hilary Super si CEO-në tonë të re, ajo është një udhëheqëse e fortë dhe është e fokusuar në ngritjen e biznesit në një nivel edhe më të lartë”..

Marka e të brendshmeve është themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja së shpejti do të drejtohet nga ish-CEO i Anthropologie Group. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Përveç katër viteve të saj si CEO e Grupit Anthropologie, Hillary Super ka mbajtur pozicione drejtuese në markat prestigjioze si American Eagle, Guess, Gap dhe Old Navy.

Gjithsesi Rihanna do të ketë ende një rol drejtues në kompani, atë të kryetarit ekzekutiv.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF