KreuStil Jetese

Zbulohet destinacioni; Shakira shkon me pushime me dy djemtë dhe me..!

Zbulohet destinacioni; Shakira shkon me pushime me dy djemtë dhe me..!

Shakira ka qenë kryefjalë e mediave botërore prej më shumë se një vit, për jetën e saj romantike dhe për komplikimet familjare që lidhen me fëmijët e saj dhe familjen Piqué. Së fundmi këngëtarja së bashku me dy djemtë janë larguar nga gjithçka dhe po shijojnë disa ditë pushimesh të merituara në Costa Rika.

Vetëm pak ditë më parë fëmijët u kthyen në Miami me babain e tyre Gerard Piqué, i cili duhej të kthehej me nxitim në Spanjë për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij Marc.

Dhe megjithëse ish-futbollisti do të kishte dashur që të vegjlit të ishin me të, Shakira ka shtuar një klauzolë në marrëveshjen e tyre prindërore ku fëmijët e saj nuk mund të takohen me Clara Chia, partneren aktuale të Pique. Kështu, në pamundësinë e qëndrimit në Spanjë me dajën e tyre Marc, Milan dhe Sasha shkuan me pushime me mamin e tyre.

Gazetarja Glenda Umaña ishte ajo që zbuloi se Shakira ndodhej në Costa Rika, “Djema, zemra ime po rrah, ju nuk e dini se çfarë ndodhi. Ne jemi këtu në Costa Rika në hotel, nuk do të them se cilin, dhe sapo pamë Shakirën me fëmijët e saj. Ajo është këtu në Costa Rika. Unë e ndoqa, por ajo iku”, ka thënë ajo në një video që ka postuar në Instagram teksa dukej shumë e emocionuar.

A post shared by Glenda Umaña – Periodista (@glendaumanah)

Më pas ajo postoi një foto me Tonin, vëllain e Shakirës, “Ishte krejtësisht e papritur. Ne ishim duke darkuar për një takim biznesi në Costa Rika dhe mbetëm të shtangur kur e pamë atë duke vrapuar me dy fëmijët e saj. Të gjithë thamë …: është Shakira!!!! U ngrita, por nuk munda ta arrij. Kam qëndruar shumë afër ashensorit ku ata u ngjiten dhe pastaj vëllai zbriti, qëndroi, foli me ne, madje bëmë edhe një foto. Çfarë gëzimi i madh”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF