KreuStil Jetese

“Disa nga thumbimet që kam marrë nga noti”, Eva Buzo tregon shenjat në trup pas pickimit nga kandili

“Disa nga thumbimet që kam marrë nga noti”, Eva Buzo

Eva Buzo pasi ndërpreu misionin e saj pas 27 orësh not, përmes një postimi në Instagram ajo ka ndarë disa foto nga shenjat që i mbetën në trup pas pickimit të kandilit.

‘Disa nga thumbimet që kam marrë nga noti! Thumbat ishin në mes të detit, kështu që për fat të mirë nuk kam pasur për të luftuar me ta gjatë gjithë kohës‘- shkruan Eva.

A post shared by Eva Buzo (@evabuzo)

Atletja shqiptare, ndërpreu sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. 35-vjeçarja, pas rreth 30 orësh në det, ka ndërprerë notin 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore.

Nëse Eva Buzo nuk do ta ndërpriste sfidën, ajo do ta përshkronte me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë për rreth 35-40 orë.

Eva Buzo, e cila jeton në Australi, u shoqërua nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF