
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Pejë, për shkak të përmbytjeve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është shënuar viktima e dytë si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës. Bëhet fjalë për një të mitur dhe nënën e tij.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se pas kërkimeve është gjetur pa shenja jete edhe nëna e fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, njofton se me datë24.06.2023 si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës, në lagjen “Asllan qeshme” një fëmijë ka humbur jetën ndërsa nëna e tij është e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orë 01:20, të datës 25.06.2023, është gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka konfirmuar për mediat se fëmija që u gjet i vdekur është i moshës rreth 5-vjeçare.
“Konfirmojmë se një fëmijë rreth moshës 5-vjecare ka vdekur. Dy të lënduar janë në intensivë”, ka thënë ai.



Horoskopi ditor, e diel 25 qershor 2023












Horoskopi ditor, e shtunë 24 qershor 2023




Mbyllet “Klanifornia”, mesazhi i Julian Dedës!
