KreuStil Jetese

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Jon Hamm është martuar me bashkëyllin e “Mad Men”, Anna Osceola, në Anderson Canyon në Big Sur, Kaliforni, ku ata filmuan serialin e vitit 2015. Dyshja shkëlqeu gjatë ceremonisë së tyre të mbushur me yje.

Nusja mahniti me një fustan të bardhë pa rripa me një dekolte që shfaqte gjithashtu një të çarë deri në kofshë, duke zbuluar takat e saj të bardha.

Anna dukej e buzëqeshur, ndërkohë që po ecte krah për krah me Jon, i cili gjithashtu mori vëmendje me kostumin elegant. Të tjerë të famshëm të pranishëm ishin Paul Rudd, Larry David, Tina Fey, Brooke Shields, etj. Pas ceremonisë zyrtare, çifti u larguan për të bërë fotografi përpara se nusja të ndërronte fustanin.

Kujtojmë që dyshja u fejuan në muajin mars. Yjet u takuan në xhirimet e “Mad Men” në vitin 2014 dhe më pas u panë shumë shpesh bashkë. Megjithëse Hamm dhe Osceola u fotografuan së bashku në vitin 2017, ata nuk kanë qenë në një romancë dashurie deri në vitin 2020.

Aktori i “Top Gun: Maverick” dhe aktorja e “Law & Order True Crime” bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në mars 2022. Ylli i “Baby Driver” ishte më parë në një lidhje të gjatë me aktoren dhe skenaristen, Jennifer Westfeldt, nga 1997 deri në 2015.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF