
Në mesin e 5 personave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses “Titan” ishte dhe 19-vjeçari Suleman, i biri i Shahzada Dawood. Së fundmi nëna e adoleshentit Christine Dawood ka thënë në një intervistë për BBC se në fillim kishin planifikuar që të shkonte të eksploronte nën ujë me bashkëshortin, por vendosi t’ia linte vendin e saj të birit, pasi sipas saj “ai e donte vërtet atë gjë”.
Christine Dawood shprehet madje se ishte hera e dytë që planifikonin të shihnin mbetjet e Titanikut si çift. Herën e parë i pengoi pandemia, ndërsa këtë herë ajo la djalin e saj të shkonte. Ditën kur ata hipën në nëndetëse ajo thotë se e gjithë familja ishte e emocionuar, pasi e cilësonin si udhëtimin e jetës. Por, fatkeqësisht rezultoi krejt e kundërta.
Ajo thotë se bashkë me vajzën e saj Alina, 17 vjeçe, ka pritur për ditë me radhë me ankth lajmin për dy të dashurit e tyre. “Ne kishim shumë shpresë, shpresonim shumë që ata të dilnin mbi sipërfaqe shëndoshë e mirë”, thotë ajo. Biznesmeni, nënshtetas britanik Shahzada dhe Suleman ishin dy nga pesë viktimat e vrara kur nëndetësja pësoi një ‘shpërthim katastrofik’ vetëm 1600 metra nga harku i Titanikut.
Kur u pyet se cilat ishin fjalët e fundit që shkëmbyen, ajo tha, “Ne thjesht u përqafuam, qeshëm me të sepse Shahzada ishte aq i emocionuar, si një fëmijë i vogël. Të dy ishin shumë të emocionuar”.
Dawood e pikëlluar kujton me nostalgji momentin e parë kur e njohu Shahzada. Ata u dashuruan gjatë periudhës që ishin në universitet. Ajo që i bëri bashkë, thekson Christine ishte historia dhe fiksimi pas dokumentarëve.

Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle!

Horoskopi ditor, e hënë 26 qershor 2023

Perimet që ndihmojnë largimin e yndyrave







Horoskopi ditor, e diel 25 qershor 2023







