
Keisi Medini dhe DJ Geek janë çifti më i ri i showbizit. Prej ditësh në rrjet po qarkullonte lajmi për një romancë të mundshme mes tyre pasi ata u fotografuan në një diskotekë në Prishtinë, ku dukshin shumë të afërt.
Së fundmi këto aludime janë konfirmuar nga Prive, të cilët kanë zbuluar se Keisi ka qëndruar për më shumë se një javë në Prishtinë dhe arsyeja është romanca që ajo ka nisur me DJ Geek.
Një detaj tjetër që është vënë re nga fansat është fakti që ata kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Kjo romancë për Dj Geek vjen vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes së tij shumëvjeçare me Dafina Zeqirin.
Ndërkohë që Keisi Medini gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” pati një miniromancë me Kristin, por që ata vendosën ta ndërpresin që brenda shtëpisë më të famshme.


Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle!

Horoskopi ditor, e hënë 26 qershor 2023

Perimet që ndihmojnë largimin e yndyrave







Horoskopi ditor, e diel 25 qershor 2023






