KreuStil Jetese

Tayna: “Në këngën e parë, dola me këpucë të marra borxh”!

Tayna: “Në këngën e parë, dola me këpucë

Fillimet janë shpesh të vështira, e ky ka qenë edhe rasti i Taynës e cila foli hapur në një intervistë përballë Burat Buzhalës lidhur me jetën e saj, duke u ndalur edhe të mundësitë ekonomike në fillimet e karrierës.

Reperja tha se familja e saj nuk ka pasur problem ekonomike, por edhe në momente të vështira janë munduar që mos t’i mungojë asgjë. Për këtë arsye, rrëfeu se kur shkoi në Universitet nuk donte të kërkonte para nga prindërit e saj.

Duke u ndalur te videoklipi i saj i parë, Tayna tregoi se këpucët e përdorura aty, ia kishte marrë borxh tezes së saj. “Kur realizova këngën e parë, më duhej të bleja këpucë e gjëra të tjëra. Por nuk desha t`i kërkoj para babait, që të mos e vija në pozitë.

Për gjërat që m`u deshën më ndihmoi tezja, në këngën e parë këpucët i kam marrë prej saj. E falenderoj shumë”- tha ajo. Tayna sot rezulton një prej artisteve  më të paguara të viteve të fundit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF