
Bora Zemani publikoi disa imazhe të reja në profiling e saj në Instagram ku shihej pranë një pishine me një fustan të gjatë, të kuq. Padyshim, fotot morën shumë vëmendje dhe komentet e ndjekësve vërshuan.
Mes tyre megjithatë, dalloi mesazhi plot doza humori i Ermal Mamaqit. “Është fotoshop. Si ka mundësi që rri ashtu në ajër ai fustan? E pra. Ja pra. Na pra,”- ka shkruar ai me shaka duke marrë ndërkohë edhe shumë pëlqime e komente nga ndjekësit e tjerë.
Moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje. Bora ia mbajti lojën deri në fund, duke ia kthyer: S’të shpëton gjë,”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Bora Zemanin u rikthye në ‘Për’puthen’ muaj më parë pas largimit të Ori Nebiajt, por edhe ajo do ta lërë këtë format për t`u fokusuar tek “Dancing ëith the stars”. Në përfundimin e këtij kapitulli, ajo shkroi në një status në Instagram se ishtë e lumtur që ka qenë pjesë e historisë së suksesit të këtij programi.
“Sot mbyllëm sezonin e tretë të ‘Për’Puthen’. Ndoshta duket pak, por kur flet për një emision që je në transmetim 5 apo 6 herë në javë për 3 vite, do të thotë shumë! Ndaj ky program do të mbetet i veçantë për mua gjithmonë pavarësisht lodhjes apo vështirësive që jemi përballur shpeshherë. Forca jonë ka qenë publiku ynë besnik, që e bën programin e përditshëm më të ndjekur, më të klikuar ndonjëherë që në sezonin e parë. E lumtur që jam pjesë e historisë së suksesit të këtij programi që vetëm në kurimin dhe logon e Top Channel mund të arrijë përmasa të tilla! Olsa ia dolëm dhe këtë vit! Mirënjohëse pafund për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Bashkë do të shihemi së shpejti.”


Lista e plotë: Fituesit e BET Awards 2023!


Konfirmohet romanca e Keisit me DJ Geek!


Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle!

Horoskopi ditor, e hënë 26 qershor 2023

Perimet që ndihmojnë largimin e yndyrave







Horoskopi ditor, e diel 25 qershor 2023


