
Freskuesja është një pajisje shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner. Kjo pajisje supozohet të na sjellë freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të këtyre ditëve.Megjithatë, ekspertët thonë se freskueset mund të rrisin rrezikun e drobitjes nga vapa. Nëse temperatura e jashtme rritet mbi 35 gradë, freskuesja nxit rritjen e temperaturës së trupit, thonë studiuesit e cituar nga agroweb. Sipas tyre, frekuesja në të vërtetë fryn ajrin që është më i ngrohtë se trupi. Ata e krahasojnë freskuesen me ventilatorin e sobës që përshpejton pjekjen e një ushqimi të caktuar.
Një studim tjetër të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se freskuesja është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin në klimë të nxehtë dhe të thatë.
Megjithatë, përdorimi i saj ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit dhe mbron zemrën kur klima është e nxehtë por e lagësht.
Valët e nxehtësisë, thonë ekspertët, do të jenë më të shpeshta dhe më të ashpra si pasojë e ngrohjes globale.
Vetëm në vitin 2003, u regjistruan mbi 30,000 viktima si pasojë e të nxehtit, ndërsa në vitin 2010, vetëm në Moskë u regjistruan mbi 11,000 viktima.
Shumë studime mbi përdorimin e freskueses dhe ndikimit të saj në shëndet sugjerojnë se kjo pajisje rrit rrezikun e vdekjes gjatë motit përvëlues.
Kjo për vetë faktin se freskuesja nuk të freskon.
Ajo thjesht qarkullon ajrin i cili është i të njëjtës temperaturë si ajo e ambientit.
Freskuesja përshpejton avullimin e djersës që do të thotë se shkakton humbjen e madhe të lëngjeve nga trupi.
Nëse njeriu djersin shumë dhe nuk zëvendëson lëngjet e humbura, do të dehidratohet më shpejt.
Kësisoj ai do të jetë më i drobitur nga vapa dhe problemet që shkakton ajo tek organet.






Lista e plotë: Fituesit e BET Awards 2023!


Konfirmohet romanca e Keisit me DJ Geek!


Shakira, shtatzënë për herë të tretë?

Martohen Jon Hamm dhe Anna Osceola!

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle!

Horoskopi ditor, e hënë 26 qershor 2023

Perimet që ndihmojnë largimin e yndyrave





