
Jennifer Lawrence u gjend në pozicionin e vështirë kur iu desh të mbronte veten pas thashethemeve për një lidhje të saj me Liam Hemsëorth gjatë kohës kur aktori ishte ende i martuar me Miley Cyrus. Fustani ngjyrë floriri që mbante këngëtarja në një nga klipet e fundit të saj ngjante shumë me atë të veshur nga Lawrence, cka bëri që fansat të dilnin me teorinë se videoklipi i Miley Cyrus, “Flowers” kishte një kuptim të fshehur.
Kënga i referohej ish-bashkëshortit të Miley-t, Liam, 33 vjeç, duke përfshirë tekste për zjarrin që shkatërroi shtëpinë e tyre në Miami. Në videon muzikore, fansat vunë re fustanin e floririt Saint Laurent të vitit 1991, të cilin Miley, 30 vjeç, e kishte veshur në këtë rast dhe syrit të tyre nuk i shpëtoi ngjashmëria e tij e madhe me fustanin që Kennifer, 32 vjece, mbante veshur në tapetin e kuq vite më parë.
Ngjashmëria mes dy veshjeve u bë virale në TikTok, në një video të titulluar ‘Tell us Miley!
Edhe pse Miley nuk e ka përmendur kurrë publikisht Jenniferin, disa fansa besuan se ajo po ‘i hidhte kunja’ yllit të “American Hustle”. Jennifer dhe Liam interpretuan bashkë në “The Hunger Games” në rolet e të dashuruarve në ekran, Katniss Everdeen dhe Gale Haëthorne. Dyshja ka qenë subject i vazhdueshëm thashethemesh për romancë gjatë xhirimeve, dhe në vitin 2015 Jennifer më në fund pranoi se e kishte puthur Liam jashtë kamerave. “Por ndodhi vetëm një herë thotë ajo, dhe ishte shumë kohë pasi ata të dy ishin ndarë”, u shpreh aktorja.








Horoskopi ditor, e martë 27 qershor 2023








Lista e plotë: Fituesit e BET Awards 2023!


Konfirmohet romanca e Keisit me DJ Geek!

