
Për familjarët e aktorit të njohur Julian Sands, ky ishte lajmi it ë cilit aq shumë i druheshin: Hetuesit në Shtetet e Bashkuara e konfirmuan se eshtrat e zbuluara në malin Baldy të Kalifornisë gjatë fundjavës i përkasin pikërisht 65 vjecarit.
“Procesi i identifikimit të trupit të vendosur në malin Baldy më 24 qershor 2023, ka përfunduar dhe u identifikua pozitivisht si 65-vjeçari Julian Sands nga North Hollyëood. Shkaqet e vdekjes janë ende nën hetim. Mbetemi në pritjeje të rezultatit të analizave, “tha në një deklaratë Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino.
Aktori britanik, i apasionuar pas alpinizmit, u zhduk në malet San Gabriel në muajin janar. Asokohe nisën kërkime, por ekipet e shpëtimit u tërhoqën nga mali për shkak të rrezikut të ortekëve.
Sands është i njohur për rolet në filma të famshëm dhe drama televizive, duke përfshirë “A Room Ëith A Vieë”, “24” dhe “Smallville”.

Urimet e VIP-ave shqiptarë për Kurban Bajramin!





Horoskopi ditor, e mërkurë 28 qershor 2023













Horoskopi ditor, e martë 27 qershor 2023
