KreuStil Jetese

Dogji 2 herë brenda muajit lokalin e Noizyt; arrestohet kushëriri i reperit!

Dogji 2 herë brenda muajit lokalin e Noizyt; arrestohet kushëriri i

Lokali i reperit të njohur Noizyit është përfshirë sërish nga flakët. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që lokali i reperit, me vendodhjen në Durrës, digjet. Së fundmi policia ka identifikuar dhe arrestuar kushëririn e këngëtarit, si zjarrvënësi i përsëritur i objekteve në pronësi të familjes Rajku.

26-vjeçari me një thikë në dorë është shfaqur pranë lokalit Zins në Currila të Durrësit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte dhe i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të tij, konkretisht verandës.

Zjarrfikësit me të marrë njoftim kanë shkuar dhe bërë fikjen e zjarrit, ndërsa policia ka mundur të kapë autorin e dyshuar që është dhe djali i dajës së Noizyt, i cili pas një konflikti me Noizyn dhe hallën e tij është përfshirë në akte të qëllimshme për t’i dëmtuar.

Pas zjarrit të rënë më 11 qershor stafi i lokalit nxituan të thonë se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, mesa duket për të shmangur denoncimin ndaj familjarit të tyre, i cili mëngjesin e sotëm doli hapur duke kërcënuar me armë të ftohtë dhe vënë flakën lokalit të reperit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF