
Shumë persona vuajnë nga alergji të ndryshme, sidomos ato stinore. Një problem të tillë duket e paska dhe Besa Kokëdhima, e cila e ka zbuluar përmes një foto ku tregon këmbën komplet të skuqur e një pamje “tmerruese”.
Këngëtarja e njohur tregon problemet që po përjeton këto ditë duke pyetur ndjekësit e saj nëse e ka dikush problemin e saj me alergjinë. “Mirëmëngjes. Ka ndonjëri alergji”?, shkruan ajo si me shaka.
Alergjitë stinore ashtu si edhe alergjitë e tjera, zhvillohen kur sitemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancave që ndodhen në mjedis, të cilat në pjesën më të madhe të popullatës nuk japin probleme. Këto substanca apo alergjenë mund të japin teshtima, kollë dhe kruajtje. Reaksioni alergjik mund të variojë nga një gjendje thjesht e bezdishme deri në një kërcënim për jetën. Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetësore kronike si sinusiti dhe astma.
Alergjitë respiratore janë ndër format më të përhapura të alegjive në Europë dhe në mbarë botën. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve alergjike po vjen duke u rritur në Europë edhe si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, dhe nuk kufizohet më vetëm në ndërrimin e stinëve apo në mjedise specifike. Alergjia nga polenet karakterizohet nga lotim i syve, teshtima, ndonjëherë kollë dhe astmë me shfaqje sezonale.
Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në mukozën e konjuktivës, në hundë dhe në mushkëritë e personave të cilët jetojnë në këto mjedise. Individët të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj proteinave alergjike të lëshuara nga polenet, reagojnë me simptoma klinike.
Riniti alergjik (me ose pa konjuktivit) prek 60% të popullatës në Europë, nga të cilët 15%-20% vuajnë një formë të rëndë të sëmundjes. Vlerësohet se astma alergjike prek 5%-12% të popullatës në Europë.



Urimet e VIP-ave shqiptarë për Kurban Bajramin!





Horoskopi ditor, e mërkurë 28 qershor 2023











