KreuStil Jetese

“E dashuroj..”; Monica Bellucci konfirmon lidhjen me regjisorin Tim Burton!

“E dashuroj..”; Monica Bellucci konfirmon lidhjen me regjisorin Tim

Pas muajsh aludimesh, Monica Bellucci ka konfirmuar lidhjen e saj me Tim Burton. Duke folur për herë të parë për romancën e tyre në një intervistë për “Elle France”, aktorja 58-vjeçare ndau “dashurinë” e saj për regjisorin, 64 vjeç dhe zbuloi se është e lumtur që e ka takuar atë.

 “Ajo që mund të them është se jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci.

Dyshja aktualisht është duke punuar për filmin “Beetlejuice 2”, i cili drejtohet nga Burton dhe tashmë ka filluar xhirimet në Londër. “Unë e dua Timin”, vazhdoi Bellucci. “Dhe kam respekt të madh për të”.

A post shared by ELLE (@ellefr)

Monica dhe Tim janë takuar 16 vjet më parë, por kanë nisur të dalin në mënyrë romantike tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion.

Bellucci u nda nga bashkëshorti Vincent Cassel në gusht të vitit 2013. Ish-çifti, i cili u martua në vitin 1999, janë prindër të vajzave Deva, 18, dhe Léonie, 12 vjeçe.

Ndërkohë, Burton ka qenë më parë në një lidhje afatgjatë me Helena Bonham Carter, nga viti 2001 deri në vitin 2014. Ata kanë dy fëmijë: djalin Billy, 19 vjeç dhe vajzën Nell, 15 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF