KreuStil Jetese

Anija më e madhe e lundrimit në botë është pothuajse gati!

Anija më e madhe e lundrimit në botë është pothuajse

Anija e lundrimit më e madhe në botë “Icon of the Seas” është pothuajse gati. Ajo ka nisur lundrimin duke realizuar me sukses 1550 milje detare, si pjesë e testimeve të saj para se vitin e ardhshëm, në janar 2024, të nisë zyrtarisht lundrimin me pushues në bord.

“Icon of the Seas” është prezantuar nga Royal Caribbean International si kulmi evolucionar i linjës së lundrimit, duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe duke u mbështetur në 50 vjet mësime në historinë e kompanisë. Anija me gjatësi 365 metra dhe peshë 250.800 tonë, pritet të mbajë në bordin e saj rreth 5610 pasagjerë dhe 2350 anëtarë të ekuipazhit kur të lundrojë në ujërat e Karaibeve në janar 2024.

Kompania Royal Caribbean premton se pushuesit do të përjetojnë një aventurë të jashtëzakonshme në kroçerën, e cila do të jetë një qytet lundrues, ku nuk do të mungojë asgjë, nga pishinat te parku ujor më i madh në botë në det, lojërat për fëmijët dhe gjashtë rrëshqitje uji që thyejnë rekord.

Anija premton më shumë se 40 pika restorantesh për të ngrënë, pirë dhe argëtuar, shumë prej të cilave përfshihen në biletën e lundrimit. Ka 28 lloje të ndryshme akomodimesh, me më shumë kategori për familjet, më shumë planimetri me pamje nga oqeani dhe më shumë hapësirë për udhëtarët në grup.

Jehona që i është bërë anijes më të madhe në botë po tregohet më së miri në kërkesat për shitjet paraprake, të cilat kanë thyer rekord. “Icon of the Seas” do të lundrojë në Karaibet Lindore dhe Perëndimore nga Miami gjatë gjithë vitit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF