Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë 53-vjeçarja me anë të një fotoje në Instagram, ku shihet teksa mban foshnjën në krahë dhe vajza e saj 2-vjeçare mban dorën e tij bashkuar me të sajën.
“I vogli im, dije se të duam jashtë mase dhe je i rrethuar nga dashuria që në momentin që na lumturove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti. E bekuar. Mirë se vjen bebush. Nuk është kurrë vonë për të qenë nënë”, ka shkruar modelja krah postimit.
Ylli i pasarelës u bë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare dhe asokohe ajo inkurajoi miqtë e saj që të mos nguronin të bëheshin prindër, edhe pse mund të jenë të moshë madhore.
“Unë mendoj të kem fëmijë gjatë gjithë kohë, por me mënyrën sesi është shkenca tani, mendoj se mund ta bëj kur të dua”, u shpreh Naomi për revistën “Evening Standard” në maj të vitit 2017.