
Lajmi i sëmundjes së Madonnës u përhap me shpejtësi në internet, por tani mësohet se përpara se të përfundonte në spital me një infeksion të rëndë bakterial, 64 vjecarja kishte shkruar një mesazh të cuditshëm në rrjetet sociale.
Ikona e muzikës u shtrua ne terapi intensice, megjithatë fatmirësisht, gjendja e saj thuhet se po përmirësohet. Ishte një moment jashtëzakonisht i frikshëm për familjen e saj, të cilët thuhet se ishin të përgatitur për më të keqen pasi e mbajtën të fshehtë gjendjen e këngëtares nga 24 qershori, kur u tha se ka ndodhur infektimi. E bija, Lourdes Leon, 26 vjec i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës.
Pak kohë më parë sakaq, Madonna kishte bërë në Instagram një postim shqetësues. Ajo publikoi një sërë fotografish dhe komentoi: “Qetësia para stuhisë…”, duke lënë të nënkuptojë për gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore.
Menaxheri i saj e konfirmoi lajmin në një deklaratë, duke shkruar: Të shtunën e 24 qershorit, Madonna zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në spital.” Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi ato, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara. Një mikeshë e familjes zbuloi për Mail Online se familja e saj po përgatitej për më të keqen.






Ndahet nga jeta aktori i “Titanic”!




Horoskopi ditor, e enjte 29 qershor 2023




Urimet e VIP-ave shqiptarë për Kurban Bajramin!





Horoskopi ditor, e mërkurë 28 qershor 2023
