
Policia arrestoi sot 26 -vjeçarin Eraldo Musteqja, i cili i vendosi për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të Noizy-t tek Currilat, Durrës.
Vetë reperi e ekspozoi kushëririn e tij, duke i treguar fytyrën teksa shprehej se që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe duke u kthyer në një besimtar ekstremist.
Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur, mirëpo kushëriri i Eraldos ka treguar një tjetër version të historisë për “Joq”, thote Express.
Ai shprehet se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka pasur marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte mik të ngushtë.
Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.







Ndahet nga jeta aktori i “Titanic”!




Horoskopi ditor, e enjte 29 qershor 2023




Urimet e VIP-ave shqiptarë për Kurban Bajramin!




