Një çantë dore shumë e vogël e frymëzuar nga ‘Louis Vuitton’ me përmasa vetëm 0.657 milimetra me 0.222 milimetra me 0.7 milimetra, u shit për 63 750 dollarë në një ankand online.
Duke e quajtur “Çantë dore mikroskopike”, grupi me bazë në Bruklin pretendon se çanta është mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.
Ajo u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran digjital përmes të cilit mund të shihet çanta. Ky produkt vjen nga Mschf, i cili më herët ka qenë shumë i diskutuar për prodhimin e çizmeve të mëdha të kuqe dhe atleteve me gjak në to.
Në fillim të këtij muaji, çanta u shfaq gjithashtu në një kuti xhel të mbyllur dhe e montuar paraprakisht nën një mikroskop, për t’u parë nga publiku në galerinë 8 Avenue Matignon në Paris nga 20 qershor deri më 24 qershor.