KreuStil Jetese

Njihuni me sugjerimet tona për thonjtë e kësaj vere

Njihuni me sugjerimet tona për thonjtë e kësaj vere

Të gjithë biem dakort që thonjtë e kuruar janë një element i rëndësishëm i përditshmërisë dhe rutinës sonë të bukurisë.

Tendencat e këtij sezoni veror, Verë 2023, janë të orientuar drejt ngjyrave si një ‘match perfect ‘ me tërë adrenalinën dhe argëtimin shumëngjyrësh që sjell ky sezon.

Nëse jeni në mëdyshje për modelin e thonjve të rradhës, hidhini një sy sugjerimeve tona:

Versioni Pearl, frymëzuar nga Hailey Bieber, janë të preferuara dhe gjatë stinës së verës. Thjeshtësia mbetet përherë trend.

Për vajzat guximtare që duan të bëjnë gjithnjë diferencën, këto modele janë për ju:


Nëse doni ide me dizenjo, ju sugjerojmë detaje si palmat e valët e detit, lajtmotivi i verës. Si gjithmonë stili ‘french’ këtë herë me ngjyra verore si rozë pastel, bojëqiell, e verdhë vezulluese si diell mbeten të preferuarat e shumë vajzave.

Për vajzat që duan thjeshtësinë, nuk do të zhgënjeni asnjëherë me ngjyrat e ëmbla ‘rose nude’. 


Si gjithmonë, mos harroni aksesorët e gjithashtu kujdesuni të shkrepni disa foto të bukura në bregun e detit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF