KreuStil Jetese

FOTO/ Megi Topalli kurorëzon dashurinë në një dasmë buzë liqenit!

FOTO/ Megi Topalli kurorëzon dashurinë në një dasmë

Vajza e Jozefina Topallit, Megi, ka kurorëzuar mbrëmjen e kësaj të premte dashurinë e saj në martesë. Ajo dhe partneri i saj janë prindër të dy fëmijëve dhe tashmë mesa duket kanë zgjedhur të realizojnë dasmën dhe të festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës. Vendi që Megi dhe Angji kanë zgjedhur për këtë moment të shënuar është pranë liqenit të bukur të Shirokës.

Lajmin e bukur ka bërë të ditur vetë Megi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, përkrah të cilit ka bërë edhe një dedikim tejet emocionues. “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe përkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë. Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.

Dasma do të realizohet në Shirokë buzë liqenit. Megi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Luizin vite më parë”, ka shkruar Megi.

A post shared by Megi Topalli (@margerita_topalli)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF