KreuStil Jetese

Romeo Veshaj zbulon planet e Borës dhe Donaldit për martesë?!

Romeo Veshaj zbulon planet e Borës dhe Donaldit për martesë?!

Bora Zemanin dhe Donald Veshajn janë përfolur shpesh për një bebe. Po një dasmë, a është në planet e dyshes?

Edhe pse marrëdhënia e tyre kaloi ne “siten” e publikut, sidomos në kohën e Big Brother Vip, kur Donaldi ishte brenda programit ne nje lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, cifti aktualisht po jetojnë ditët e tyre më të mira, krah njëri-tjetrit.

Ajo që ka mbetur tani për të kompletuar marrëdhënien e çiftit është kurorëzimi i dashurisë së tyre, me një ceremoni.

Për këtë është pyetur Romeo në një intervistë gjatë dasmës së Elgit Dodës.Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë.

“Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’ Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF