E enjtur në fytyrë dhe e hutuar: lajmi se Madonna u shtrua me urgjencë në spital pasi familjarët e gjetën pa ndjenja në shtëpi, dhe përfundoi më pas në terapi intensive bëri xhiron e botës. Sipas disa raportimeve, ylli i popit kishte pasur ethe një muaj përpara ngjarjes.
Megjithatë, një ditë përpara shtrimit urgjent, ajo u kap nga paparacët duke ecur në rrugët e Nju Jorkut.
Në imazhet ekskluzive të siguruara nga DailyMail, këngëtarja 64-vjeçare shihet duke vizituar ekspozitën e Karl Lagerfeld në Muzeun Metropolitan në Manhattan me asistentin e saj dhe një nga kërcimtarët e saj.
Së fundi, thuhet se ajo mund të ketë dalë nga spitali ku trajtimit për infeksiokn bakterial, megjithatë raportimet në anën tjetër të Atlantikut po shtojnë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të yllit të muzikës.
Madonna, e cila u dërgua në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi u shtrua në ICU, po “vjell vazhdimisht” thonë burime pranë saj, e vazhdon të qëndrojë shtrirë në shtrat ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë lloj infeksioni bakterial ka marrë.