KreuStil Jetese

Enrique Iglesias elektrizon Tiranën; mijëra qytetarë këndojnë hitet e tij!

Enrique Iglesias elektrizon Tiranën; mijëra qytetarë

Enrique Iglesias mbajti mbrëmjen e kësaj të premte një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej”. Mijëra qytetarë ishin të pranishëm në shesh, ku për disa orë kënduan dhe kërcyen hitet e yllit të muzikës latine.

Iglesias kishte zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, ndërkohë që kishte vendosur edhe një kapele të zeze. Ai dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit, mes të cilëve kishte edhe të huaj që kanë blerë biletën për të ndjekur performancën e këngëtarit.

Ai interpretoi disa prej hiteve aq shumë të dashura nga mbarë publiku, si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon”.

Kujtojmë që pas Enrique Iglesias, në kryeqytet në datë 20 korrik, pritet të mbajë koncert një tjetër yll botëror, Ricky Martin. Gjatë këtyre viteve të fundit në Tiranë janë realizuar disa koncerte ku pjesëmarrës kanë qenë yje të muzikës botërore, ku do të përmendim, Dua Lipën, Rita Orën, Maluma, Nikos Vertis.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF