
Më shumë se një vit pas ndarjes nga Gerard Pique, jeta e Shakirës në Miami duket se ka rifilluar dhe këngëtarja është parë rregullisht e lumtur duke ndjekur ngjarje të ndryshme sportive nën shoqërinë e të famshmëve dhe sportistëve të tjerë. Madje ajo është përfolur edhe për lidhje në mënyrë romantike me personalitete të ndryshme si Tom Cruise dhe Lewis Hamilton, për këtë të fundit janë ngritur më shumë aludime, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar romancën.
Së fundmi një imazh është bërë viral dhe ka mërzitur fansat e Shakirës. Kjo pasi Jennifer Lopez dhe Clara Chia, partnerja e re e Pique, kanë qenë krah për krah në një fotografi. Jennifer Lopez dhe Clara Chia nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët dhe as kanë qenë në kontakt.
Por ajo që ka ndodhur është se programi Despierta America ka shpërndarë një foto në Instagram, në të cilën krahason stilin e J-Lo, Clara Chia dhe Meghan Markle, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak fansave.
“J-Lo, Meghan Markle dhe Clara Chia shkëlqenin këtë javë me veshjet e tyre, cila është e preferuara juaj”, shkruhej në mbishkrim. “Mos respekt ndaj J-Lo-së për ta vënë atë në të njëjtin nivel me dy të tjerat”, ka shkruar një përdorues i Instagramit, ndërkohë dikush tjetër shkruan, “J-Lo nuk mund të krahasohet me Meghan, aq më pak Chia”.
Kjo pamje ka shqetësuar fansat por nuk dihet nëse e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vetë Shakirën, e cila ka një marrëdhënie të mirë me Jennifer Lopez. Kujtojmë që ato kanë bërë së bashku shfaqjen e pjesës së parë të Super Boël LIV, duke formuar një dyshe dinamike.



Horoskopi ditor, e shtunë 1 korrik 2023
















