KreuStil Jetese

“E llastuar nga fati”: Brenda festës së ditëlindjes së Adrola Dushit!

“E llastuar nga fati”: Brenda festës së ditëlindjes

Adrola Dushi e kremtoi me një një festë madhështore 30 vjetorin e saj të lindjes, në të cilën mblodhi bashkë njerëzit e vet më të afërt. Lule, limona, det, freski- ishin elementët kryesore të kësaj feste. Modelja dukej mjaft elegante me një fustan nude, ndërsa rrezatonte gëzim e lumturi.

“Unë jam një njeri jo thjeshtë me fat, por një njeri i llastuar nga fati. Kam kaluar një ditë si të jetë një ëndërr, kam marr kaq shume dashuri te sinqerte, gëzim, e hare”- ka shkruar ajo.

Nuk dihet për momentin nëse ka dikë në krah të saj në këtë 30 vjetor. U përfol prej disa kohësh se Adrola ishte në një lidhje me Capital T, por ajo e sqaroi këtë në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”. “Ne vetëm shokë jemi”, tha ajo, por gjithsesi e pati një përshëndetje për të. Po ashtu ajo komentoi edhe një video të Capital T që thoshte në një edicion të kaluar të “Në Kurthin e Piter Pan” se personi të zemrës i ka thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e ka propozuar.

“Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën”, u përgjigj Adrola pasi u pyet nëse e di për kë e ka thënë këtë gjë Capital T.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF