
Armaldo Kllogjeri, i njohur nga të gjithë si Maestro, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ai, duke na treguar dorën e vogëlushes, të cilën e kanë quajtur Rea.
“Faleminderit Aida që na solle në jetë Rean”- shkruan Armaldo krah foton së publikuar në rrjetin social “Instagram”.
Artisti e zbuloi gjininë e saj në Big Brother Vip, ku ishte një nga konkurrentët më të përfolur.
Ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë, ndjekësit dhe nga ish-banorët e “Big Brother Vip Albania”.
Kujtojmë se Armaldo dhe Aida janë prindër edhe të një vajze tjetër, e cila tashmë është bërë motra e madhe.

Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 2 korrik 2023












Stil Jetese
Horoskopi ditor, e shtunë 1 korrik 2023






