Aktori i “Revenant”, 48 vjeç, Leonardo DiCaprio dhe themeluesi i Amazon, 59 vjeç, Jeff Bezos janë tashmë pjesë e përpjekjes për të mbrojtur pyjet tropikale të Amazonës përmes sfidës “Protect Our Planet”.
Midis “Re: Wild” të DiCaprio dhe “Nature Solutions” të Bezos, dy organizatat jofitimprurëse po investojnë 200 milionë dollarë në “sfidën POP” që do të mbështesë zgjerimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura të Brazilit dhe territoreve indigjene.
Dhurimi i madh do të përdoret gjatë katër viteve të ardhshme për të ndihmuar Brazilin të arrijë zero shpyllëzim në Amazon dhe të përshpejtojë tranzicionin e vendit të Amerikës së Jugut drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër.
“Ne jemi të frymëzuar nga qëllimet ambicioze të Brazilit për mbrojtjen e Amazonës, një nga vendet më të rëndësishme për jetën e egër në planet dhe jemi të kënaqur që jemi në gjendje t’i mbështesim këto përpjekje përmes Sfidës për Mbrojtjen e Planetit Tonë”, tha DiCaprio në një deklaratë.
“Sfida POP” filloi në vitin 2021 kur 9 organizata filantropike premtuan kolektivisht 5 miliardë dollarë gjatë 10 viteve në mbështetje të krijimit, zgjerimit, menaxhimit dhe monitorimit të zonave të mbrojtura dhe të konservuara të tokës, ujit të brendshëm dhe detit.