KreuStil Jetese

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim: E paharrueshme!

Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim: E paharrueshme!

Amber Heard është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe në mediat sociale. Aktorja ndau një foto ndërsa ishte në skenë në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina në Itali, ku mori pjesë fundjavën e kaluar për të promovuar filmin e saj “In the Fire”.

Paraqitja ishte e para e Heard në një festival filmi që nga gjyqi me ish-bashkëshortin Johnny Depp, i cili ndodhi nga 11 prilli deri më 1 qershor 2022. “Faleminderit për një pritje kaq të ngrohtë në Festivalin e Filmit në Taormina për filmin tim më të fundit ‘In the Fire’. Ishte një fundjavë e paharrueshme. #InTheFire”, shkroi ajo.


Amber u përball me Johnny pranverën e kaluar në një gjyq për shpifje që aktori i Edëard Scissorhands ngriti kundër saj. Një juri prej shtatë personash arriti një vendim që kryesisht ishte në anën e Depp, megjithëse ajo fitoi një nga tre kundërpaditë e saj.


Duke folur me Deadline të shtunën në premierën e “In the Fire”, regjisori Conor Allyn tha se është “aq i lumtur” që ndërsa Heard “kaloi diçka kaq të tmerrshme”, përvoja “nuk e ndryshoi atë si person”. “Ajo është ende drita që shkëlqen… dhe të kalojë diçka kaq të tmerrshme dhe të jetë në gjendje të dalë nga ana tjetër dhe të jetë e plotë, mirë, nuk mund ta imagjinoj”, shtoi Conor.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF