KreuStil Jetese

Ndjekësit zbulojnë të dashurin e ri të Loredanës?!

Ndjekësit zbulojnë të dashurin e ri të Loredanës?!

Loredana Zefi një nga reperet e njohura shqiptare që po korr sukses të madh brenda dhe jashtë vendit, pati dyshime për një rikthim me Mozzik, por duket se dyshja kanë vijuar jetën me partnerë të tjerë përkrah.

Loredana ndodhet së fundmi me pushime në Itali, por jo vetëm. Reperja publikoi foto në Instagram ku shihej në motor bashkë me një mashkull misterioz që nuk ia zbuloi identitetin.

Po ashtu, ajo ndau edhe një foto në makinë me të duke kapur vetëm pak pjesën e shpinës. 

Fansat e Loredanës kanë gjetur se kush është personi misterioz që ajo poston herë pas here dhe këtë herë mendojnë që është një futbollist i njohur gjerman, Karim Adeyemi.

Dyshja ndiqen në Instagram, por gjithashtu futbollisti ndjek dhe vëllezërit e Loredanës dhe reperin Noizy.

Karimi Adeyemi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF