
Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit, Neymar disa ditë më parë ka tradhtuar partneren e tij, Bruna Biancardi e cila është në pritje të ëmbël.
Rreth kësaj ngjarje ka reaguar së fundmi edhe motra e partneres së futbollistit, Bianca Biancardi.
Përmes një postimi në Instagram ajo e ka kritikuar rëndë kunatin e saj.
“Unë mund t’ia dërgoja këtë në WhatsApp, por meqenëse atij i pëlqen të bëjë shaka në internet, le të shkojmë”, filloi ajo.
Teksa vazhdoi: “Për të qenë i qartë, për sa kohë që ky ekspozim dhe këto veprime vazhdojnë të ndodhin, unë do të vazhdoj të flas.
Unë ju sugjeroj të ndaloni trajtimin e situatave serioze me gallata. E di që është e vështirë të shihet serioziteti i situatës kur ju mungon përgjegjësia, përkushtimi dhe kujdesi për njerëzit e tjerë. Ju jeni të rrethuar nga njerëz që ju trajtojnë si një zot, duke duartrokitur shakatë tuaja.
Komentet në foton në të cilën ai pranoi pabesinë e tij e tregojnë këtë. Shumë njerëz citojnë Zotin dhe vargjet e Biblës, këta ‘të krishterë’ që flasin, por nuk e zbatojnë fjalën e Zotit në jetën dhe marrëdhëniet e tyre të përditshme.
Vlerat, përkushtimi dhe karakteri këtu nuk egzistojnë, po qeshni me një situatë mjaft serioze në vend që të ndjeni turp dhe siklet. Po qeshni në rrjetet sociale duke ekspozuar edhe një herë motrën time.
Ai mendon se të tjerët ‘duan ta dëmtojnë’, por ai e rrëzon veten.
Ai është një njeri që refuzon të jetë burrë, që refuzon të piqet dhe të marrë përgjegjësinë për atë që bën.
Ç’kuptim ka t’i kërkosh falje familjes në baby shower dhe të sillesh akoma si fëmijë?
Për ata që mendojnë se motra ime është në këtë lidhje për interes, para dhe famë, ta kuptojnë njëherë e mirë se ajo nuk është dhe nuk ka nevojë për këtë.
Nuk ka pasur kurrë asnjë lloj kontrate apo marrëveshjeje, kjo është jashtëzakonisht fyese për dikë që është rritur shumë mirë. Ajo ka mbështetje, dashuri, vlera dhe është një shembull i mirë.
Ajo është një grua shumë e suksesshme që ka punuar që në moshën 16-vjeçare. Si rezultat i punës së saj ka një jetë shumë komode dhe do të mund ta rrisë vajzën e saj në mënyrën më të mirë.
Ajo me të vërtetë është në këtë lidhje nga dashuria, duke dashur që vajza e saj të ketë familjen së bashku dhe një baba të pranishëm.
Fatkeqësisht, ajo po e kalon këtë në atë që supozohej të ishte periudha më e lumtur e jetës së saj.
Ata i kanë hequr qetësinë shpirtërore dhe kujtimet e mira që ajo meritonte në këtë kohë.
Vendimi dhe zgjedhjet e saj i takon vetëm asaj, por ne do të jemi gjithmonë këtu për ta mbështetur!”, ka shkruar Bianca.





Horoskopi ditor, e diel 2 korrik 2023












Horoskopi ditor, e shtunë 1 korrik 2023


