Nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez, ka ndërruar jetë në moshën19-vjeçare. Lajmi tragjik është dhënë në rrjetet sociale nga vajza e madhe e aktorit Drena De Niro, e cila mes dhimbjes së papërshkrueshme shprehet se nuk e di se si do të vazhdojë të jetojë pa të.
“Engjëlli im i bukur, i ëmbël. Te kam dashur që në momentin që të ndjeva në bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani.
Nuk e di se si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote. Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq, zemër. Pusho në paqe dhe në Parajsë të Përjetshme djali im i dashur”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Drena është vajza e adoptuar e Robertit pas martesës së tij me aktoren Diahnne Abbott. Ish-çifti ka edhe djalin Raphael. Roberti është gjithashtu babai i Julian, Aaron, Elliot, Helen dhe Gia.
Ylli i Hollivudit mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, Gia, në prill të këtij viti me të dashurën e tij Tiffany Chen. Robert ndan Elliot dhe Helen me ish-gruan e tij Grace Hightoëer, dhe binjakët Julian dhe Aaron me aktoren Toukie Smith.