
Mick Jagger ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij, Melanie Hamrick. Fejesa ikonës së rock-ut 79-vjeçar me 36-vjeçaren Hamrick vjen pas disa muajsh aludimesh, pasi ajo vendosi një unazë në gishtin e saj të fejesës si një “unazë premtimi”.
Burime pranë ish-balerinës kanë treguar se ajo ia ka dhënë lajmin miqve gjatë një udhëtimi të fundit në Nju-Jork. “Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit dhe po u thoshte miqve të saj se ishte fejuar me Mick. Ajo zbuloi se unaza e saj është një unazë fejese dhe tani është e fejuara e tij. Familja e saj gjithashtu e ka kuptuar që ata janë fejuar dhe janë të emocionuar”, tha një burim për “The Mirror”.
“Nuk ka plane për martesë, por do të thotë shumë për Melanie të fejohet. Të gjithë miqtë e saj janë të lumtur për të”, shtoi burimi.
Hamrick dhe Jagger u takuan nëntë vjet më parë në një koncert në Tokio dhe ndajnë një djalë gjashtëvjeçar që quhet Deveraux. Kur u pyet në nëntor, Hamrick pohoi se unazën që mbante në gisht ia kishte dhënë Mick.

Sonte superhëna më e madhe dhe më e ndritshmja!






Horoskopi ditor, e hënë 3 korrik 2023

Hachiko: Qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç







Horoskopi ditor, e diel 2 korrik 2023




