
Presidenti amerikan Bill Clinton u prit me një ceremoni shtetërore të mbajtur përpara Kryeministrisë. Clinton hyri nga dera e pasme e kryeministrisë për të dalë më pas në bulevard i shoqëruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pas nderuan himnin kombëtar të dy vendeve, ata u afruan pranë të pranishmëve ku Clinton shtrëngoi duart me ish presidentët Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisu. Më pas, një këngë u interpretua edhe nga artistja Manjola Nallbani, tingujt e të cilës përlotën bashkeshorten e kryeministrit, Linda Ramën.
“Gjatë gjithë jetës sime, nuk mbaj mend ndonjë moment më emocionues. Ishte një nder dhe një privilegj I jashtëzakonshëm për mua . Në të njëjtën kohë, kurrë s`e kishim menduar, as unë as autorët e këngës se do të vinte kjo ditë që ne ta këndonim atë këngë që ia dedikuam megjithë shpirt kontributit të jashtëzakonshëm të SHBA-së, por personalisht presidentit Bill Klinton për pavarësinë e Kosovës.
Patën kontribut vendimtar, të jashtëzakonshëm. Thjesht e bëmë nga zemra, unë e këndova me të gjithë fuqinë e shpirtit, atëherë tani dhe gjithmonë sepse gjithmonë Kosovën dhe popullin e saj I kam pasur në zemër njësoj sikur të jetoja atje, ose të jem njëra nga ata”, u shpreh Manjola Nallbani.

Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi!


Italia, pioniere në riciklimin e modës!




Bill Clinton mbërrin në Shqipëri!

Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare!

Sonte superhëna më e madhe dhe më e ndritshmja!






Horoskopi ditor, e hënë 3 korrik 2023

Hachiko: Qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç



