KreuStil Jetese

“Engjëll i bukur dhe i ëmbël”, 19 vjeç: Vdes nipi i Robert De Niros! 

“Engjëll i bukur dhe i ëmbël”, 19 vjeç: Vdes

Nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez, ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare. Lajmin e ka dhënë nëna e djalit, Drena De Niro, e cila është vajza e adoptuar e aktorit të “Goodfellas”. Ajo ndërkohë nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, raporton Dailymail.  

Drena De Niro, 51 vjeç, vajza e adoptuar e Robert De Niros nga martesa me Diahnne Abbott, përmes një mesazhi tejet emocionues ka konfirmuar lajmin për vdekjen e djalit të saj në rrjetet sociale.

“Engjëlli im i bukur dhe i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në barkun tim. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të mundohem të eci përpara dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më bëre të ndiej aq shumë që nga momenti kur u bëra nëna jote”, ka shkruar Drena, në krah të një fotoje të tij Instagram. 

Leandro De Niro Rodriguez ishte 19 vjeç dhe ashtu si gjyshi i tij i famshëm dhe nëna e tij, ishte aktor, e ka intërpretuar në filmat “Një yll lind” (2018) dhe “Cabaret Maxime” (2018). 

Vdekja e tij vjen një muaj pasi Leandro u shfaq me familjen e tij në një postim në Instagram me rastin e festës së nënës. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF