KreuStil Jetese

Italia, pioniere në riciklimin e modës!

Italia, pioniere në riciklimin e modës!

Në Prato, që konsiderohet edhe si kryeqyteti botëror për veshjet e ricikluara, ka 7.000 sipërmarrje tekstili. Rreth 150 syresh merren me riciklim. Në punishten e Salvatore Ranginos seleksionohen veshjet e përdorura që vijnë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. “Ne ndajmë sipas sezonit, pra dimërore ose verore, bluzat, pantallonat, veshjet për fëmijë, pulovrat apo xhaketat.” – tregon Salvatori per DW. Dy të tretat e veshjeve ai i shet kryesisht në Afrikë. Një të tretën i merr Alice Tesi, punishtja e së cilës gjendet aty pranë. Prej disa brezash sipërmarrja familjare e familjes Tesi prodhon nga veshjet e përdorura pe, që përdoret më pas për të prodhuar copa të reja.

Përmes një procesi mjaft të sofisitikuar pëlhurat shkrihen duke krijuar një lloj brumi fijesh prej të cilit mund të riprodhohen ngjyra origjinale pa përdorur kimikate.

Kimikatet në industrinë e tekstileve problem i madh për mjedisin

Kimikatet janë një problem i vërtetë për industrinë e sotme të tekstileve. Në mbarë botën përmes ngjyrosjes dhe përpunimit të përlhurave shkaktohet 20% e ndotjes së ujërave. Dhe për këtë arsye riciklimi i veshjeve është i rëndësishëm. Deri në 25 ton pëlhura përpunohen në ditë në fabrikën e Alice Tesit.

Çdo europian blen rreth 26 kg tekstile çdo vit. Shumica e tyre përfundojnë një ditë në plehëra. Alice mendon se ky është një shpërdorim i kotë. “Ne përpiqemi të japim kontributin tonë. Por natyrisht, nëse edhe industria e modës do ta bënte këtë, mund të kishte shumë më tepër efekt.

Eshtë e pabesueshme që në mbarë botën vetëm fare pak përqind e veshjeve të përdorura, riciklohen. 15 përqind e tyre riciklohen këtu në Prato. Pra ne japim një kontribut të rëndësishëm për industrinë e tekstilit në Prato.” – thotë Alice.

A mund të mbulohet kërkesa me pëlhura 100 përqind nga riciklimi?

Babai i Alices është edhe president i shoqatës së riciklimit të tekstileve. Por megjithatë ai mendon për t’iu përgjigjur kërkesës mbarëbotërore të industrisë dhe të konsumatorëve nuk është e mundur qe pelhurat te prodhohen 100% nga riciklimk, prandaj e rëndësishme është që të bëhet e qartë, se sa e dobishme është që gjithnjë e më shumë të fokusohemi tek ripërdorimi.

Modë dhe ekonomi qarkore

Kjo do të thotë edhe që të varësh shpresat tek stilistët e rinj. Si studentët e Akademisë së Modës, që përdorin për krijimet e tyre tekstile të ricikluara në Prato, që me punën e tyre bashkojnë ekonominë qarkore, zejtarinë dhe modën duke ndikuar për qëndrueshmërinë për të ardhmen.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF