
Kyle Richards dhe Mauricio Umansky i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 27 vitesh. “Kyle dhe Mauricio janë ndarë, por ende jetojnë nën të njëjtën çati. Ata mbeten miq”, tha një burim për “People”.
Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, 54-vjeçe dhe Umansky, 53-vjeç, u martuan në janar 1996. Ata kanë vajzat Alexia, 27-vjeçe, Sophia, 23-vjeçe dhe Portia, 15-vjeçe.
Richards është gjithashtu nëna e Farrah Brittany, 34-vjeçe, të cilën e mirëpriti me bashkëshortin e saj të parë, Guraish Aldjufrie.
Gjatë xhirimeve të sezonit 13 të hitit “Bravo” këtë vit, Richards i tha “Page Six” se martesa e saj ishte vënë në pikëpyetje nga disa nga kolegët e saj. “E gjitha filloi nga një foto idiote e imja pa unazë”, tha ajo në prill.
“Nuk e kam mbajtur unazën time të madhe me diamante, sepse ka shumë krime këto ditë dhe nuk jam rehat”, tha Richards, duke arsyetuar mos mbajtjen e unazës.

Horoskopi ditor, e martë 4 korrik 2023


Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi!


Italia, pioniere në riciklimin e modës!




Bill Clinton mbërrin në Shqipëri!

Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare!

Sonte superhëna më e madhe dhe më e ndritshmja!






Horoskopi ditor, e hënë 3 korrik 2023

Hachiko: Qeni më besnik në botë mbush 100 vjeç

