KreuStil Jetese

“As mos guxo”: Adele ndërpret koncertin për të penguar goditjen me telefon! 

“As mos guxo”: Adele ndërpret koncertin për të

Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për t`i dhënë një goditje trendit të fnë rritje, sipas të cilit fansat qëllojnë artistët me objekte në skenë gjatë performancave të tyre. Kjo “lojë” e rrezikshme nisi muajin e kaluar Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, ndërsa së fundi një admiruese hodhi hirin e nënës së saj në skenë gjatë një performance të këngëtares Pink. 

Adele e sfidoi si me “shaka” publikun t`i hidhte dicka. “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën në këto momente”, tha 35 vjecarja.  “Duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni, po guxuat të më hidhni diçka, ju vrava”, u shpreh ajo, ndërsa në dorë mbante një lloj pushke lodër.  

Më herët, Pink mbeti e shtangur kur fansja leshoi hirin e nënës së saj të vdekur në skenë. Bebe Rexha e pësoi edhe më keq, sepse celulari e goditi mbi sy duke bërë që të përfundonte me tre qepje në vetull.  

Pak ditë pas saj, diçka e ngjashme i ndodhi edhe artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max. Ava ishte duke interpretuar në skenë, kur një djalë u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë në fytyrë. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF