Paparacëve nuk u shpëtoi ky moment, dhe në fakt, vëmendja e tyre e madhe për pamjen e Brad Pitt në Rivierën Franceze, ishte më se e justifikuar.
Aktori 59 vjecar dukej papritur të paktën 20 vjet më i ri teksa u fotografua duke filmuar një reklamë për një markë italiane pajisjesh. Xhirimet u kryen në një vresht në rajonin Var.
Fituesi i cmimit Oskar ishte veshur i gjithi me të bardha, teksa filmonte reklamën së bashku me aktoren Karina Beuthe. Look-un, e kishte kompletuar me me një palë syze dielli me kornizë kafe dhe një orë ari, ndërsa flokët i kishte shkurtuar. Ndryshe nga shfaqjet e përpara disa kohëve në tapetin e kuq, këtë herë nuk dukej asnjë pikë rrudhe në fytyrën e tij.
Pitt është aktualisht në një lidhje me dizajneren e bizhuterive Ines de Ramon. Që prej ndarjes nga Angelina Jolie në 2016-tën, ai është përfolur për romanca me disa gra të tjera, përfshirë Emily Ratajkoëskin dhe Nicole Poturalskin.
Çifti i famshëm i jep fund martesës 27-vjeçare!
Horoskopi ditor, e martë 4 korrik 2023
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi!
Italia, pioniere në riciklimin e modës!
Bill Clinton mbërrin në Shqipëri!
Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare!
Sonte superhëna më e madhe dhe më e ndritshmja!
