KreuStil Jetese

Hailey Bieber për raportin me Selena Gomez: Bëhet fjalë për urrejtjen e ndyrë, të neveritshme që…. 

Hailey Bieber për raportin me Selena Gomez: Bëhet fjalë për

Hailey Bieber po hedh poshtë narrativën “e shtrembëruar” që e vendos atë, sic thotë, Selena Gomez. Modelja 26-vjeçare, e cila është e martuar me ish-in e Gomezit, Justin Bieber, reagoi lidhur me për thashethemet e vazhdueshme për mosmarrëveshje mes dy vajzave.  

Ajo tha tek “The Circuit With Emily Chang” të Bloomberg se :”Nuk mendoj se bëhet fjalë për mua, Hailey Bieber dhe Selena Gomez. Kjo nuk ka të bëjë me këtë grindje mes dy grave dhe ndarjen mes dy grave. Bëhet fjalë për urrejtjen e ndyrë, të neveritshme që mund të vijë nga tregime krejtësisht të sajuara e të shtrembëruara. Kjo mund të jetë vërtet e rrezikshme”.  

Themeluesja e “Rhode Skin” shtoi se negativiteti është në fakt një “mundësi për të qëndruar të bashkuar. “ Nuk më pëlqen e gjithë kjo ide e ‘skuadrës së këtij personi’ dhe ‘skuadrës së atij personi’ – thjesht nuk jam për këtë”, tha modelja. Gomez ishte në një lidhje me Justin për gati tetë vjet përpara se të ndaheshin marsin e 2018-tës.

Vetëm disa muaj më vonë, këngëtari u martua me Haileyn në shtator të atij viti, e cila që atëherë morën jetë akuzat se ajo e “vodhi” Justinin nga themeluesja e “Rare Beauty”. Hailey vetë i tha Bloombergut se është “zhgënjyese” që njerëzit besojnë se ato do të ziheshin për një mashkull. Gomez vetë në muajin mars i dënoi fansat që po bënin “kërcënime me vdekje” kundër Hailey. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF