
Është folur kaq shumë për të këto kohë sa duket mëse e justifikuar pritja që po i bëhet filmit “Barbie” në pjesë të ndryshme të botes. Por në Vietnam, cuditërisht, u vendos të ndalohet shfaqja e tij.
Arsyeja duket është politike. Nje skenë e filmit tregon një hartë të Detit të Kinës Jugore, e cila sugjeron se Kina po pretendon territorin që zotëron Vietnami. Linja në formë U-je përdoret në hartat kineze për të ilustruar pretendimet e Pekinit për zona të gjera të Detit të Kinës Jugore, duke përfshirë territoret që Vietnami i konsideron shelfin e tij kontinental, në të cilin ka dhënë koncesione nafte.
Dhe duket se Barbie nuk është filmi i vetëm që pësoi këtë fat në Vietnam për të njëjtën arsye. Në vitin 2019, qeveria vietnameze tërhoqi filmin e animuar të DreamWorks “Everest: Young Yeti” (“I neveritshëm”), dhe vitin e kaluar ndaloi filmin aksion të Sony “Uncharted”.
Sipas gazetës Tuoi Tre, filmi “Barbie”, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, ishte planifikuar fillimisht të shfaqej në Vietnam më 21 korrik, në të njëjtën datë me Shtetet e Bashkuara.








Çifti i famshëm i jep fund martesës 27-vjeçare!

Horoskopi ditor, e martë 4 korrik 2023


Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi!


Italia, pioniere në riciklimin e modës!




Bill Clinton mbërrin në Shqipëri!

Mick Jagger fejohet në moshën 79-vjeçare!

Sonte superhëna më e madhe dhe më e ndritshmja!
