
Angelina Brezhenskaya ishte ajo që rrëmbeu kurorën e Miss Moskës 2023. Në garë morën pjesë 33 konkurrente të tjera nga kryeqyteti rus. Por fitorja e 25 vjecares u rrethua nga polemika të shumta.
E reja u përball me një rrebesh kritikash pas konkursit. Shumë thonë se ajo iu drejtua operacioneve plastike për t’u dukur si një Barbie. Vetë Angelina nuk e mohoi këtë, por ndërsa e gjithë fytyra e saj ka shenjat e qarta të ndërhyrjeve estetike, vazhdon të pretendojë se ka bërë vetëm rinoplastikë, me rekomandimin e mjekëve.
“Kam bërë vërtet rinoplastikë, nuk po e mohoj. Për këtë kishte disa indikacione mjekësore. Mendoj se në ditët e sotme pak njerëz habiten nga ndërhyrjet estetike. Unë kujdesem për veten dhe bëj rregullisht procedura të kujdesit të lëkurës. Është e rëndësishme të ndiheni në harmoni me veten. Unë kam një të dashur pranë meje, për një kohë më të gjatë. Ai më dha mbështetje të jashtëzakonshme në të gjitha fazat e përgatitjes për konkursin, më frymëzoi shumë”, tha Brezhenskaya.
Rrjeti gëloi nga komentet. “Mendoj se ky duhet të ishte një konkurs për kirurgun më të mirë”; “Duhet të ketë dy konkurse: për vajzat me bukuri natyrale dhe për vajzat me operacione plastike”, janë vetëm disa nga reagimet e shfaqura në internet.
Angelina ka marrë pjesë edhe në konkurse të tjera bukurie. Në vitin 2020, modelja dhe prezantuesja televizive morën titullin “Bukuria nga Saratov”, dhe më pas u bë finaliste në konkursin “Bukuria e Rusisë”. Ajo nuk donte të ndalej me kaq dhe provoi fatin në titullin Miss Moska 2023.





Meghan Trainor bëhet nënë për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 5 korrik 2023

Brenda pushimeve verore të Anxhelina Kotorrit!











