
Meghan Trainor ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin 31-vjeçar, Daryl Sabara. Këngëtarja është bekuar sërish me një djalë dhe në postimin që ka bërë në Instagram ka ndarë disa foto të të porsalindurit dhe ka zbuluar edhe emrin e tij.
“Më 1 korrik, 7-vjetori i takimit tonë të parë, ne mirëpritëm Barry Bruce Trainor në botë”, shkroi ajo, teksa më tej falënderoi mjekët, “Faleminderit të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që u kujdesën kaq shumë për ne❤️”.
Këngëtarja e “The All About That Base” dhe Sabara tashmë kanë një djalë të quajtur Riley, i cili është rreth dy vjeç.
Ylli zbuloi shtatzëninë e saj në fund të janarit, në një deklaratë të dhënë për revistën “People”. “Çfarë bekimi. Unë jam shumë mirënjohëse që mund të mbetem shtatzënë. Kjo është e mahnitshme. Këto janë ëndrrat e mia. Jam në gjysmë të rrugës, dua katër fëmijë”, tha ajo.
Meghan ka publikuar gjithashtu librin e saj të parë, “Dear Future Mama”, në të cilin foli për përvojat e saj të shtatzënisë së bashku me këshilla nga ekspertë të ndryshëm.


Horoskopi ditor, e mërkurë 5 korrik 2023

Brenda pushimeve verore të Anxhelina Kotorrit!












Çifti i famshëm i jep fund martesës 27-vjeçare!

Horoskopi ditor, e martë 4 korrik 2023


Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi!

