KreuStil Jetese

3 korriku 2023, dita më e nxehtë në nivel global!

3 korriku 2023, dita më e nxehtë në nivel global!

Kjo e hënë, 3 korrik 2023, ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në nivel global, sipas të dhënave nga Qendrat Kombëtare të SHBA për Parashikimin e Mjedisit. Temperatura mesatare globale arriti në 17.01 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e gushtit 2016 prej 16.92 gradë Celsius.

“Ngrohja e klimës ka mbërritur dhe kërcënon jetë”, deklaron OKB. Ndërkohë studiuesit amerikanë thanë se rekordi i ri ishte më i larti në çdo rekord instrumental që daton nga fundi i shekullit të XIX. SHBA-ja jugperëndimore ka vuajtur nga një valë shumë e nxehtë javët e fundit.  

Në Kinë vazhdon një valë e qëndrueshme e të nxehtit, me temperatura mbi 35 gradë Celsius. Në Afrikën Veriore, temperaturat iu afruan 50 gradë Celsius. Madje edhe Antarktida, aktualisht në dimër, regjistroi temperatura jashtëzakonisht të larta.

Jeni Miller, drejtore ekzekutive e Aleancës Globale për Klimën dhe Shëndetin me bazë në Kaliforni, tha: “Njerëzit në mbarë botën po përballojnë tashmë ndikimet klimatike, nga valët e të nxehtit, zjarret dhe ndotja e ajrit deri te përmbytjet dhe stuhitë ekstreme. Ngrohja globale po përkeqëson gjithashtu humbjet e të korrave dhe përhapjen e sëmundjeve infektive, si dhe migrimin”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF