KreuStil Jetese

Brenda pushimeve verore të Anxhelina Kotorrit!

Brenda pushimeve verore të Anxhelina Kotorrit!

Nga Anita Aliaj

Anxhelina Kotorri është një nga blogeret më të njohura shqiptare. Ajo zgjedh që t’u vijë në ndihmë të gjitha mikeshave të saj virtuale, me të cilat është në një komunikim të vazhdueshëm, me këshilla, sugjerime dhe ide të veçanta. Në një intervistë të dhënë për revistën “Bordo”, Anxhelina Kotorri ndan jo vetëm planet për pushimet verore, por projektet për të cilat ajo aktualisht po punon.

Jemi në stinën që të gjithë mezi e presim, për të pushuar dhe për të shijuar disa ditë relaksi; si ka nisur vera për Anxhelina Kotorrin?


Vera ka nisur me plane dhe projekte të reja, në fakt do të theksoja, punë më tepër sesa relaks dhe pushime.


Ku do t’i kaloni pushimet dhe me kë?
Pushimet ato pak ditë që kam menduar me familjen padyshim, duhet shfrytëzuar çdo sekondë e jetës sonë pranë tyre. Familja është ajo që me fal dashuri dhe komoditetin që dua, andaj s’do i ndërroja me asgjë në botë.


Preferoni më shumë pushimet familjare, çift apo me shoqërinë?
Siç u shpreha më sipër me familjarët e mi. Me djalin e vogël, bashkëshortin, më pas duke i ndarë disa me familjen time dhe disa me familjen e bashkëshortit, (në këtë mënyrë edhe Damian do të kënaqet me të dyja palët).

Duket sikur blogeret janë gjatë gjithë vitit me pushime; sa e vërtetë është kjo?
Më beso që jo. Blogeret janë në punë gjithë vitin dhe kur duket që po pushojnë, ato po punojnë (qesh).

Për sa i përket projekteve profesionale; me çfarë po merreni aktualisht?  

Aktualisht jam duke u marr me një projekt familjar, biznes familjar duke e ndërtuar. Gjithashtu fokusin e ka Instagrami im (blogu), ku sjell ide, video, sugjerime te ndjekësit e mi çdo moment. Projekt tjetër përveçse bashkëpunimeve që janë pune, momentalisht nuk kam.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF